Google ADS

KEDS: Si pasojë e erërave disa lagje në Pejë kanë mbetur pa rrymë

09:48 | 28 Mars 2023
Vjollca Gajraku

KEDS-i ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.

“Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Poashtu KEDS-i thotë se ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojnë mirëkuptim nga konsumatorët./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme