Një person ka humbur jetën, pasi u rrëzua në tokë deri sa ishte duke goditur një punë në ndërtimtari në një lokacion në fshatin Grabanicë të Klinës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës nga shokët e tij, por sipas mjekëve viktima kishte pësuar atak kardiak.
Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Grabanicë, Klinë, 27.03.2023 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan