Një grua hidhet nga kati i pestë i banesës në Vlorë

08:02 | 28 Mars 2023
E.H

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës.

Për pasojë 62 vjeçarja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Qeriba Derri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banonte, shtetasja M. Z., 62 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme