Ministria e Shëndetësisë, “Jetimat e Ballkanit” e “Nënë Tereza” e bëjnë Mitrovicën me repart të Pediatrisë

14:27 | 27 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qyteti i Mitrovicës së shpejti do të bëhet me repartin e Pediatrisë.

Sipas njoftimin Ministria e Shëndetësisë, shoqata “Nënë Tereza” dhe “Jetimat e Ballkanit” sot nënshkruan marrëveshjen për mbështjen financiare që i hap rrugë funksionalizimit të repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani),  Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve.

Më tej u bë e ditur se kjo marrëveshje krijon mundësitë që paralelisht me funksionalizimin e repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Ministria e Shëndetësisë të investojë dhe në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme