Reali po e ‘kërcënon’ Tottenhamin për Nagelsmann

13:32 | 27 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Trajneri gjerman Julian Nagelsmann javën e kaluar u shkarkua nga Bayern Munich në një takim që zgjati jo më shumë së 61-minutësh.

‘Bavarezët’ tashmë kanë emëruar Thomas Tuchel në vendin e Nagelsmann-it.

Me Nagelsmann tashmë të lirë, Tottenham duan të hynë në negociatat për të zëvendësuar Antonio Conte, i cili u shkarkua të dielën.

Megjithatë, sipas medieve të huaja, Real Madrid gjithashtu po mendon për 35-vjeçarin pasi që e ardhmja e Carlo Ancelottit në Madrid është e pasigurt.

Por, sipas ‘Bild’ çdo lëvizje për Nagelsmann-in nuk do të jetë e lehtë, sepse cilido klub që e merr teknikun gjerman para përfundimit të sezonit aktual do të duhet të paguajë kompensim për Bayern Munichun në vlerë tetë milionë euro në vit.

Megjithatë, siç raportohet, Real Madridi është i gatshëm të paguajë një pjesë të marrëveshjes për të përshpejtuar bisedimet me trajnerin e ri gjerman, i cili nga madrilenët shihet pasues ideal i Ancelottit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme