Google ADS

Presidentja kujton 40 burra, gra e fëmijë të lagjes `Dardania` në Pejë

12:29 | 27 Mars 2023
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë”, thuhet në deklaratën e presidentes Osmani.

Të ngjashme