Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online.
ATK përmes një njoftimi thotë se janë anuluar vërtetimet tatimore të gjeneruara nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023.
“Arsyeja e anulimit të këtyre Vërtetimeve Tatimore, që gjithsej janë 833 është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikoj borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023. Si pasoj janë gjeneruar Vërtetime Tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pa shlyera në ATK”, thuhet në njoftim.
“Administrata Tatimore e Kosovës kërkon nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri nga Sistemi Elektronik i ATK apo ueb-faqja e ATK, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...