Google ADS

Zhduket një vajzë e mitur në Reznik të Vushtrri

08:55 | 27 Mars 2023
E.H

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga babai i saj në fshatin Reznik të komunës së Vushtrris, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ajo ka dal nga shtëpia me datën 25.03.2023 në ora 12:00 dhe deri me tani nuk ka njohuri se ku gjendet.

Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme