Google ADS

Të shtëna me armë drejt Top Channel, humb jetën roja i sigurisë

07:38 | 27 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt televizionit Top Channel. Për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë.

Abc News mëson se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme