Efektivë të Forcës Ajrore të Shqipërisë, me dy helikopterët ndërhynë sot për shpëtimin e një grupi prej 4 alpinistësh serbë, të cilët ndodheshin në një ekspeditë në Alpet e Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, gjatë kalimit nëpër shtegun malor nga Valbona në Theth, alpinistët kanë rrëshqitur dhe njëri prej tyre ka pësuar lëndime në trup.
Alpinisti i dëmtuar është transportuar me helikopter për në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Tre alpinistët e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime.
Zona malore nga Valbona në Theth është një nga destinacionet më të pëlqyera nga grupet e alpinistëve vendas dhe të huaj.
Për shkak se shumë prej grupeve preferojnë të udhëtojnë pa ndihmën e shoqëruesve, jo rrallë ata kanë humbur udhën, duke rrezikuar edhe jetën./voa/
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...