Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë thirrje për mbështetje të madhe ndaj Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Andorrës.
Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shtëpia e futbollit kosovar ka kërkuar nga tifozët e Kombëtares të pajisen me biletë dhe të përkrahin futbollistët “dardanë” për këtë takim të rëndësishëm, shkruan lajminet.
“Dardanët rikthehen në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Andorrën, me të vetmin qëllim – fitoren. Ata kanë nevojë për mbështetjen e gjithsecilit prej nesh në rrugën drejt Euro 2024. T’i mbështesim fuqishëm Dardanët tanë” – thuhet në postimin e FFK-së.
Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje tash e një kohë.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...