Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka zbuluar si do të ndahen kandidatët e këshillave bashkiakë me Partinë e Lirisë dhe me aleatët e tjerë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Berisha tha se aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta.
Konkretisht ai bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.
“Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën.
Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.
Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.
Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.
Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka pasur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë pasur përqindjet e tyre në këshilla.
Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive.”- tha Berisha./euronews
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...