Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

21:57 | 25 Mars 2023
K.B

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, gjegjësisht te vendi i njohur si Tuneli i Parë.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha  Zahiti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme