Në takimin e përbashkët të zhvilluar sot në Pejë, bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), së bashku me drejtoreshën ekzekutive, u informuan nga pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi lidhur me situatën e krijuar pas ngjarjes së rëndë, kur zjarri dogji njërin nga objektet e kësaj kompanie në Pejë.
Sipas një njoftimi të DhTIK-së, pavarësisht se dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri në Elkos Center janë shumë të mëdha, pronari i kompanisë, Ramiz Kelmendi, shprehet falënderues që fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, përveç lëndimeve të lehta gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.
“Përfaqësuesit e DHTIK vizituan objektin e djegur dhe vlerësuan evakuimin efikas, që siguroi të mos ketë viktima në njerëz. Po ashtu, Kelmendi u shpreh se pavarësisht dëmeve materiale të vlerësuara deri në dhjetëra miliona euro, ai theksoi se puna e Elkos Group do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
lexo edhe:
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...