Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për të arriturat e Qeverisë në mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje.
Kryeministri Kurti, njëherit kryetar i LVV-së, ka folur edhe rreth aktualitetit politik në Kosovë.
“Këtë javë Qeveria ka shënuar dyvjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër. Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin për media, përcjell arbresh.info
Tutje, bëhet e ditur se çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LVV-së dhe organizatës të saj, GVV-së.
“Aktivitetet e realizuara përgjatë muajit mars nga qendrat e GVV-së si dhe raportet e punës nga qendrat të muajve janar dhe shkurt janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”.
“Lëvizja që është duke qeverisur me vendin për dy vite ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të qëveriset ndershëm, pa krim e korrupsion dhe mund të punojë për shtresat që kanë nevojë më së shumti. Qeverisja e mirë dhe e ndershme së bashku me organizatën e gjerë e strukturat dinamike në terren do të jenë binaret kah do të lëviz Lëvizja. Këto dy vite të suksesshme nuk ishin të lehta, andaj javëve, muajve e viteve në vijim na presin punë edhe më të mëdha si organizatë në mënyrë që sukseset të shumëfishohen”, përfundon njoftimi.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...