Google ADS

Fjalët e para të Tuchelit si trajner i Bayernit: Janë në ADN trofetë

15:46 | 25 Mars 2023
K.B

Thomas Tuchel është trajneri i ri i FC Bayern.

49-vjeçari nënshkroi një kontratë me kampionët gjermanë deri më 30 qershor 2025 të premten në mbrëmje.

Tuchel u prezantua të shtunën në një konferencë për shtyp, ku tha se është një nder për të që të jetë trajner i Bayernit.

“Është një respekt dhe një nder që të afrohesh nga FC Bayern. Falënderimet e mia të shprehura për besimin e dhënë tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidziq, Herbert Hainer dhe Uli Hoeneb”, tha Tuchel.

“Kur punoni jashtë vendit për një kohë, bëheni edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e FC Bayern. ADN-ja e klubit përfshin një angazhim. Bayern ka të bëjë me fitoren, gjithashtu edhe me mënyrën e fitores. Skuadra është një nga më të talentuarat dhe më e mira në Evropë. Mezi pres të punoj me këtë skuadër. Ju jeni një pretendent për çdo trofe me këta lojtarë. Është gjithashtu një angazhim i madh”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme