Google ADS

Biden: Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë për luftën në Ukrainë

15:41 | 25 Mars 2023
K.B

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

Deklaratën, Biden e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“Kam dëgjuar tani për tre muajt e fundit se Kina do të ofrojë armë të rëndësishme për Rusinë. Ata nuk e kanë bërë ende, nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por nuk e kanë bërë ende,” theksoi ai.

Ndër të tjera, Biden u shpreh se nuk është i alarmuar pas takimit midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë.

“Shiko, unë nuk e marr lehtë Kinën. Nuk e marr lehtë Rusinë, por mendoj se ne e ekzagjerojmë shumë atë”, nënvizoi ai./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme