Dy persona, një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar, janë arrestuar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, pasi një veturën e 19-vjeçarit policia gjeti mbi katër kilogramë marihuanë, ndërkaq 21-vjeçari dyshohet se ishte përcjellës.
“Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë. Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë. Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...