Arbresh.info pak më parë raportoi se një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës.
Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo që është në afërsi të kompanisë ELKOS.
Gashi shtoi se tashmë Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit derisa ka shtuar se ende s’kanë informacione nëse ka persona të lënduar.
“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, përfundoi ai. /arbresh.info/
lexo edhe:
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban