Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër (e diel) do të vizitojë Tiranën.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë për media.
“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë”, tha Kryeziu.
Tutje, ai shtoi se për agjendën e plotë mediat do të informohen ndërkohë.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pa firmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. /Arbresh.info/
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë