“Ndale turrin Lumir” – Skender Hyseni i reagon keq Abdixhikut: Jam 100% më shumë LDK se ti

14:37 | 24 Mars 2023
A. B.

Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, i ka reaguar ashpër liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që sipas tij po merret me “armiqtë e brendshëm” të LDK-së.
Ai ka akuzuar Abdixhikun se e kishte sulmuar kur ky kishte kritikuar binomin Kurti – Osmani.

“Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: “Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skender Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta ‘nderoja’ me asnjë koment tjeter pos “marrëzi”. Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit!”, ka shkruar ai.

Hyseni ka thënë se është kundër Kurtit në politika, por jo si person.

Ai thotë se nuk i bëjnë përshtypje faktet për Lumir Abdixhikun si person, por si lider i LDK-së.

“Kurtid dje, si gjithnjë e futi në grackë liderin e mjerë të LDK-së, e lideri i LDK-së u përpoq t’I përgjigjej: “Ka mbaruar koha kur VV ka pasë ndikim në LDK”, tha ky Lumiri. Nuk besoj se kjo do koment. Por ja që po e komentoj! Ai, pra Lumiri e tha botërisht qê kishte një kohë kur VV kishte ndikim në LDK, por tani ajo kohë ka mbaruar”, shkroi tutje Hyseni.

Postimi i plotë i Hysenit pa ndërhyrje:

Ndale turrin Lumir!

Lumir Abdixhiku sërish qenka marrë me “armiqët e brendshëm” të LDK-së.

O tempora o mores!

Në nëntor, pas një kritike që i kisha bërë politikës konfrontuese e izolacioniste të binomit Kuti-Osmani, Lumir Abdixhiku kishte lëshuar një komunikatë të tipit ekskomunikues komunist kundër meje. Kjo ishte komunikata e Lumir Abdixhikut kundër meje:

“LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik”.

Shtrohet pyetja pse ndjente nevojë Lumiri t’i bashkohej korit idiotesk të qarqeve të Albinit e Vjosës kundër meje, në kohën kur unë as që i kisha ba çfardo reference Lumirit, e aq më pak LDK-së! Pse?!

Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: “Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skender Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta ‘nderoja’ me asnjë koment tjeter pos “marrëzi”. Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit!

Nuk ndjej nevojë unë kurrë të jem kundër Albin Kurtit si person, por jam dhe duket do të jam egërsisht dhe përjetësisht kundër politikave shkatrrimtare të Kurtit.

Aq më pak ndjej nevojë të jam kundër Lumirit. Nuk më bënë përshtypje cili është Lumiri si njeri e person! Por, por si lider i LDK-së po!

Kurtid dje, si gjithnjë e futi në grackë liderin e mjerë të LDK-së, e lideri i LDK-së u përpoq t’I përgjigjej: “Ka mbaruar koha kur VV ka pasë ndikim në LDK”, tha ky Lumiri. Nuk besoj se kjo do koment. Por ja që po e komentoj! Ai, pra Lumiri e tha botërisht qê kishte një kohë kur VV kishte ndikim në LDK, por tani ajo kohë ka mbaruar!!!

Mua më vie mirë nëse ka mbaruar ajo kohë, ndonëse me vonesë dhe me pasoja, siç ishte rënja e LDK-së në 12%. E kjo është marrëzia tjetër që e thotë Lumiri qysh ne të vjetërit e LDK-së e paskemi sjellë LDK-në në 12%. Jo, jo! Eshtë saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjallë LDK-në në 12%.

Krejt në fund, që ta përmbyll këtë debat me Lumirit, ngase e konsideroj nën dinjitetin tim te mirrem me te, Lumir Abdixhikut i them që jam dhe do te jem 100 më LDK se ai! Përpjekja e ti për të më portretuar si njeri kundër LDK-së, vetëm sa shpërfaq mjerimin e tij politik. Përpos që është qesharake, është edhe marrëzi e llojit ë vet!. /Arbresh.info/

Të ngjashme