Google ADS

Kryetarja e OShP-së raporton në Komision: Nuk kishte etikë në punë në këtë institucion

14:37 | 24 Mars 2023
K.B

Komisioni për Buxhet Punë dhe Trasfere ka korum për ta mbajtur mbledhjen e sotme, ku të pranishëm janë 6 deputetë që janë pjesë e këtij komisioni.

Pas votimit të rendit të ditës në komision është paraqitur për të raportuar me ftesë të kryetarit të komisionit Armend Muja, nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit kryetarja Vjosa Gradinaj-Mexhuani.

Ajo duke dokumentuar për punën, sfidat dhe progresin dhe  duke krahasuar me raportet e viteve të kaluara të OShP-së.

Se çka dallon ky sistem dhe cilat janë ankesat, po ashtu edhe punën që është bërë duke bërë  për regjistrimin e të dhënave në mënyrë elektronike.

Mexhuani ka treguar për bashkëpunimin me medie, organizata ndërkombëtare.

Ajo ka treguar për masat që janë ndërmarrë sa i përket vendimeve të marrë nga organet shqyrtues dhe ato kontraktues, ku ka thënë se kanë qenë në përputhje me ligjet për zbatimin e vendimeve qe i adresohen.

Deputeti i Partisë Demokratike, Mergim Lushtaku, ka pyetur kryetaren e OShP-së, se kur merren vendime, në momentin kur vendosin gjykatat?

Në përgjigjjen e saj Mexhuani ka shtuar se pa përfunduar e gjithë hallka e zingjirit të drejtësisë nuk merret asnjë vendim ndaj asnjë autoriteti kontraktues.

Kryetari Komisionit Muja, ka kritikuar kryetaren e OShP-së për raportin vjetor për të cilin tha se ishte i njëjtë me vitet paraprake, për të cilin iu tha se duhet ndryshuar.

Por, në arsyetimin e saj kryetarja tha se raportin për vitin e kaluar e kanë lënë të njëjtë pasi nuk është pranuar nga Kuvendi ka drejtuesi para saj.

Me ligjin e ri për prokurorim Mexhuani pret që do të ketë ndryshime të cilat do të reflektohen, pasi aty tha se cekët se kush do ta përpilojë raportin kur përfundon mandatin një kryetar.

Ndërsa kryetari Muja shtroi edhe njëherë pyetje ku kërkoi ta dijë se a punojnë me orar të plotë punëtorët e OShP-së. Mexhuani tha që nuk ka gjetur etikë të punës aty por, që kjo po ndryshon me ardhjen e saj. “Unë mendoj që duhet ta krijojmë një kod të etikës.

Anëtarët e bordit para se ta nënshkruajnë kontratë, deklarojnë që nuk kanë ndonjë konflikt interesi në ndonjë rast.

Sa i përket punës, ne rrallë herë e përfundojmë orarin në orën 16:00, ka raste kur punojmë deri në orën 18 ose 19, vetëm e vetëm që të kryhen rastet dhe të bëhet zgjidhje”, tha Mexhuani.


Të ngjashme