Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka njoftuar që është liruar nga spitali ku po qëndronte për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Dugolli përmes një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar që tashmë trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi, shkruan arbresh.info
Njoftimi i tij i plotë në “Facebook”:
Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjëndje të rënduar shëndetsore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë.
Me këtë rast, dua të falenderij nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t’i kthehem punës dhe jetës.
Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështersi.
I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u intersuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejët të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje. /Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...