Google ADS

Kurti: Nuk mposhtet UÇK-ja, as Kosova ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga familja Haradinaj

13:18 | 24 Mars 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ku nga atje tha se pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz, erdhi edhe qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj e Mehmetaj më 24 mars 1998.

Kurti tha se qëndresa e familjes Jashari, si ajo Haradinaj dëshmoi guximin e popullit tonë në rrugën drejtë lirisë, shkruan arbresh.info.

“Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk mposhtet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste e mori nga kulla e bacës Hilmi”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë kujtoi pozicionimin e ushtarëve në atë kohë për ta mbrojtur vendin, të cilët e mbajtën me këmbë popullin.

“Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Hardinaj së bashku me Mejremen dhe Frashërin. Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin. Në po atë ditë ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, sakrificën e të cilëve sot e nderojmë dhe e kujtojmë me respektin më të lartë”, tha Kurti.

Më tej, Kurti tha se familja Haradinaj ia di mirë vlerën lirisë e ushtrisë, teksa shtoi se është familje e dëshmorëve të kombit, me gjeneral nga lufta.

“Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje. Sot në ushtrinë tonë e kemi Luanin, Toger Luan Haradinaj, i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut në uniformën e FSK-së”, tha Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme