Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Për ditën e Shën Valentinit, Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale. Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë e tashmë ka kaluar një muaj nga publikimi i saj dhe klikimet në You Tube duket se sa vjen edhe rriten. Deri më tani “Me ty” ka kaluar 10 milionë klikime në You Tube.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë futur gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës