Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog të premten kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.
Bislimi me këtë rast tha se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro qe do të zbatohen në përkrahje për profesione të lira në Kosovë, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, menaxhim i mbeturinave, ujërat e zeza zhvillimi socio ekonomik dhe përkrahje për kthimin e komuniteteve.
Projektet do të bashkëfinancohen me 4.6 milionë euro nga Buxheti i Kosovës. Kjo marrëveshje mundëson 91.3 milionë euro në përgjithësi.
Ai tha se tani presin qe marrëveshja të procedohet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi.
Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se BE është ofruesi më i madh i asistencës asociale që synon zhvillimin ekonomik dhe të Gjelbër në Kosovës. Edhe ambasadori i BE pret që kjo marrëveshje të ratifikohet sa me shpejt të Kuvend. /Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...