Melinda Ademi merr vendim: Asnjë koncert për Ramazan

15:37 | 23 Mars 2023
A. B.

Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe jo vetëm.

Ylli i hitit “Nashta” ka njoftuar po ashtu, se për nder të Ramazanit, përgjatë gjithë këtij muaji ajo nuk do të jetë aktive me koncerte.

“Nga sot, e deri në përfundim të Ramazanit s’do të jem prezente në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Melinda në një storie të publikuar në Instagram. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme