Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në Kuvend se tashmë Kosova e ka tekstin më të mirë të ndonjë marrëveshje që e ka pasur ndonjëherë.
Gjatë raportimit para deputetëve për dialogun, Kurti ka thënë se ky dokument më herët ka qenë i paarritshëm dhe zbatimi i tij, do të jetë i dyanshëm.
“S’mund të kemi zbatime të njëanshme te marrëveshjes siç nuk mund të kemi nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes. Unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare por jam i bindur se tekst më të mirë s’mund të arrinim. Ato detyrime që janë aty, janë te përfshira në dialog sepse janë ngritur gjatë bisedimeve. Kemi një dokument të ri në dorë, i cili ka qenë i paparë dhe i paarritshëm më herët. Me këtë dokument mund të ecim para”, ka thënë Kurti.
Duke folur për Asociacionin, kryeministri Kurti ka thënë se ai s’do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të ketë ndonjë veprim jashtë asaj çka parasheh Kushtetuta.
“Ne u garantuam që s’do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të largohet nga ajo çka thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ne kemi kundërshtuar qasjen e Serbisë dhe propozimet e tyre edhe pse në të kaluarën ato janë pranuar. Duhet të shmangim çfarëdo probleme që mund të ngjajnë sikur në rastin e Bosnjës, dhe ky është një udhërrëfyes i shkëlqyeshëm se si nuk duhet të funksionojë një Asociacion. Ky rast është i vitit 2009, në vend se ky rast të shfrytëzohet dhe parandalohet nga ne, ai është shpërfillur, dhe ne po i kthehemi kësaj marrëveshje dhe po veprojmë në bazë të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, tha Kurti.
Më tej, i pari i ekzekutivit tha se asnjëherë ai s’do e lejojë krijimin e autonomisë territoriale, përkundër marrëveshjeve të qeverive të kaluara.
“Kurrë, pra asnjëherë askund nuk do e konsideroj ndonjë model të autonomisë territoriale, edhe pse marrëveshjet e mëhershme te Brukselit janë mbështetur shumë në territorialet, ky ka qenë thelbi i gabuar të cilin s’bën ta lejojmë e as ta përsërisim. Të kalojmë nga standardet e Vucic dhe Dacic në vitin 2013 në ato të bashkimit evropian të mbështetura në nevojat e qytetarit, sepse ai është thelbi”, theksoi Kurti.
Ai potencoi se kapitulli me Serbinë është afër fundit dhe normalizimi i marrëdhënieve me ta, nënkupton edhe vetë normalizimin e Serbisë si shtet
“Duhet ta lëmë pas këtë kapitull të vështirë me Serbinë, sepse Serbia duhet të normalizohet si shtet. Ky normalizim i ndihmon vetë atyre, pra vetë Serbisë sepse normalizohet si shtet. Normalizimi i shtetit të tyre lidhet direkt me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha ai.
I pari i Qeverisë gjithashtu ka thënë se kjo marrëveshje do të thotë njohje de – facto, duke përmendur njohjen e pasaportave, dokumenteve dhe targave mes Kosovës dhe Serbisë. /Arbresh.info
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve