Përfaqësuesja e Holandës është grumbulluar për të nisur kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2024.
Por trajneri Ronald Koeman ka marrë një goditje të madhe para dy sfidave të muajit mars, pasi pesë futbollistë janë larguar nga grumbullimi.
Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë infektuar me një virus që nuk dihet se çfarë është saktësisht, por është e qartë se nuk bëhet fjalë për Covid.
🚨 𝐅𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐲𝐞𝐫𝐬 𝐥𝐞𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐢𝐧𝐢𝐧𝐠 𝐜𝐚𝐦𝐩.
😕 Sven Botman, Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Joey Veerman & Bart Verbruggen left our training camp this morning. They are suffering from a virus infection. Get well soon, boys. 🧡
ℹ️ https://t.co/rl3bdGKlWT pic.twitter.com/gOTOFCQj8U
— OnsOranje (@OnsOranje) March 23, 2023
Pesë lojtarët janë zëvendësuar menjëherë dhe Koeman ka ftuar tre të tjerë.
Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch dhe portieri i Vitesses, Kjell Scherpen janë të ftuarit e ri në listën e ‘Tulipanëve’.
Holanda do të luaj dy ndeshje të rëndësishme ku të paren e zhvillon në udhëtim te Franca, derisa pas katër ditesh luan para adhuruesve të vet ndaj Gjibraltarit./Telegrafi/
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...