Google ADS

Abazoviq në prag të Ramazanit: Ky muaj na afroftë me të dashurit dhe me vlerat e bashkimit

22:35 | 22 Mars 2023
E.H

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar besimtarët musliman fillimin e muajit të shenjtë të Ramaznit, duke uruar që ky muaj të afrojë njerëzit me të dashurit e tyre dhe me vlerat e bashkimit, bujarisë dhe mirësisë.

“Uroj të gjithë ata që festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit ta kalojnë kohën e agjërimit në paqe, mirëqenie, reflektim dhe solidaritet. Ky muaj na afroftë me të dashurit tanë dhe me vlerat e bashkimit, bujarisë dhe mirësisë. Gëzuar Ramazanin”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme