Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

22:20 | 22 Mars 2023
E.H

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ngritet ndjekje ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sikurse ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Konjufca ka deklaruar se Vuçiq është duke fshehur vazhdimisht krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe se për këtë duhet të ketë ndjekje ndërkombëtare.

“E ftoj edhe Hagën, nuk duhet të gjykohet Kosova atje, por Aleksandar Vuçiq që ka qenë pjesë e Slobodan Millosheviq, që e di ku janë të pagjeturit, dhe që me aparatin shtetëror, për 10 vjet është në pushtet, dhe është përgjegjës sepse po i fsheh viktimat e gjenocidit, edhe kjo është vepër penale”, ka thënë Konjufca në Tëvë1.

Lexo edhe:

Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, s’vlen më asgjë, vendi shkon në zgjedhje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme