Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për të arriturat që i ka bërë për dy vjet sa është në pushtet.
Përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, Kurti ka theksuar se janë përballur më një mori problemesh, duke thënë se një pjesë kishin mbetur nga qeveritë e kaluara.
“Dy vjet më parë nga sot qeveria jonë e mori detyrën në kohën kur kishte një shpërthim të shfrenuar të pandemisë COVID-19. Më vonë u përballëm me një rritje të çmimeve të energjisë dhe inflacionit për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Ne duhej t’i largonim gabimet e shumta të qeverive të kaluara, të luftonim ngjarje që ishin të paprecedenta dhe të krijonim shtigje të reja. Ne ia dolëm”, ka thënë Kurti.
Më tutje, ai ka përmendur disa prej arritjeve që thotë se i kanë realizuar brenda dy vjetëve.
“Ne e kishim zero vaksina kur morëm detyrën. Në më pak se një vit i siguruam dhe vaksinuam 60% të popullsisë. Ekonomia jonë kaloi nga tkurrja me 5.3% në vitin 2020, në rritje me 10.7% brenda një viti”, shkroi Kurti.
“Në dy vjet, buxheti ynë vjetor u rrit me 760 milionë. Vitin e kaluar, të ardhurat nga taksat u rritën me 20% pa rritje të normave. Gjithashtu vitin e kaluar, investimet e huaja arritën në 772 milionë euro që është shifër rekorde”, u shpreh i pari i Qeverisë kosovare.
“E kemi rritur asistencën sociale për familjet në nevojë me 30 përqind. Kemi dhënë ndihmë financiare ndaj 66 mijë studentëve, dhe kemi pasur rritje për 216% të ndihmës për fermerët”, tha në fund Kurti./arbresh.info/
Two years ago today our Govt took office amidst a rampant COVID outbreak. We later faced a spike in energy prices and inflation due to the Russian invasion of Ukraine. We had to undo the many mistakes of past Govts, battle unprecedented events, and forge new paths. We succeeded.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 22, 2023
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...