Përmes një komunikate zyrtare, Liga Ballkanike BIBL ka bërë të ditur se KB Bashkimi është skuadra e tretë që nuk ka përmbushur obligimet ndaj Delasport Balkan League këtë sezon, dhe nuk do të merr pjesë në pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.
KB Bashkimi fillimisht u regjistrua për ndeshjet e këtij sezoni në Ligën Ballkanike, por që më pas vendosi që të mos udhëtojë për të luajtur ndeshjet e mbetura.
KB Bashkimi ka zhvilluar shtatë ndeshje nga 12 sosh gjatë sezonit 2022/23 në BIBL.
Më poshtë e gjeni deklaratën e drejtorit sportiv të BIBL, Shay Shtriks.
“Më 15 mars dhe 16 mars, një email zyrtarë nga KB Bashkimi u dërgua në Ligën Ballkanike, në të cilin thuhej ‘është e pamundur për ne që të udhëtojmë dhe të luajmë ndeshjet e parapara’.
Drejtuesit e KB Bashkimit morën vendimin për të mos udhëtuar për ndeshjet e Ligës Ballkanike pasi që klubi u regjistrua zyrtarisht në sezonin 2022/23 të BIBL dhe luajti shtatë nga 12 ndeshjet e këtij sezoni.
Si një organizatë ndërkombëtare e basketbollit që ofron lojëra gjatë gjithë sezonit – tetor 2022 deri në prill 2023 nuk mund të shohim asnjë mundësi që klubi KB Bashkimi të jetë pjesë e ligës dhe të marrë pjesë dhe të luajë vetëm ndeshjet që KB Bashkimi do t’i ketë në Prizren”, shkruante në deklaratën e Shtriks.
KB Bashkimi diskualifikohet nga sezoni 2022/23 i BIBL./lajminet
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...