Aksion i policisë rrugore në Shqipëri, pezullohen 267 leje drejtimi dhe arrestohen 21 shoferë në 72 orë

15:55 | 22 Mars 2023
A. B.

Policia rrugore në Shqipëri gjatë 72 orëve të fundit ka pezulluar 267 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 2264 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi në qendrat e banuara, 489 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 1110 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 711 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme