Futbollisti gjerman me prejardhje turke, Mesut Ozil, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli.
“Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist”.
“Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por, javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për largohen nga skena e madhe e futbollit”.
“Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq”.
“Falënderimet e veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë fansave të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja”.
“Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela – por të jeni të sigurt që do të dëgjoni herë pas here nga unë në rrjetet sociale, kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut!”, ka shkruar Ozil në postimin e tij.
34 vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar me Real Madrid titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Spanjës, me Arsenal katër kupa “FA” dhe dy Superkupa të Anglisë dhe me Werder Bremen një herë Kupën e Gjermanisë.
Por trofeu më i rëndësishëm mbetet ai me kombëtarën e Gjermanisë, kur në vitin 2014 ishte shpallur kampion bote.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga