Britania ka akuzuar Putinin për dezinformim të qëllimshëm pasi pretendoi se Britania do të furnizonte Ukrainën me “armë që përmbajnë një element bërthamor”.
Pas bisedimeve në Moskë me presidentin kinez Xi Jinping, Putin tha se Rusia do të “përgjigjej në përputhje me rrethanat” nëse Britania do ti dërgonte qeverisë së Kievit municione me uranium.
Ministria britanike e Mbrojtjes hodhi poshtë akuzat. Në një konferencë shtypi me Xi, presidenti rus foli për planet britanike për të dërguar raketa me uranium në Ukrainë së bashku me predha tankesh Challenger 2.
“Duket se Perëndimi me të vërtetë synon të luftojë kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit,” vuri në dukje Putin.
Nëse kjo ndodh, Rusia do të përgjigjet në përputhje me rrethanat pasi Perëndimi po fillon të përdorë armë që përfshijnë një elementë bërthamor,” shtoi ai.
Duke reaguar ndaj këtyre deklaratave, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes theksoi: “Së bashku me dërgesën tonë të tankeve Challenger 2, ne do të dërgojmë gjithashtu edhe municione, duke përfshirë raketa që përmbajnë uranium të varfëruar. Këto raketa janë shumë efektive kundër tankeve dhe mjeteve të blinduara moderne”.
“Forcat e Armatosura Britanike kanë përdorur uranium të varfëruar në raketat e tyre të blinduara për dekada.
Ai është një komponent kyç dhe nuk ka të bëjë me armët bërthamore apo aftësitë bërthamore”, vuri në dukje ai, duke nënvizuar se “Rusia e di këtë, por qëllimisht po përpiqet të dezinformojë”./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...