Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, ambasadorin Ilhan Saygili, të shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Turqisë, Tunç Angili.
Përmes një njoftimi nga ministria e Mbrojtjes u tha se fillimisht, në këtë takim u bisedua lidhur me çështjet më rëndësi për të dy vendet si dhe ato ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit theksuan raportet e shkëlqyera që kanë historikisht Kosova dhe Turqia si dhe mundësitë e thellimit të këtyre raporteve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë e mbrojtjes.
Në këtë takim Saygılı shfrytëzoi rastin të falënderojë Ministrin Mehaj për mbështetjen e fuqishme të dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Tutje u tha se edhe ministri Mehaj e falënderoi Drejtorin Saygili për bashkëpunimin e afërt të Republikës së Turqisë me Republikën e Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk./Arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës