Dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë gruaja në Durrës

09:22 | 22 Mars 2023
A. B.

Një 45-vjeçare ka humbur jetën në Durrës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme