Astrofotografi Apollo Lasky kapi imazhe mahnitëse të një tornadoje diellore teksa përdori imazhe nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.
Tornadoja diellore ishte rreth 14 herë më e madhe se Toka, me një lartësi prej 74,500 milje, e cila lëvizi me një shpejtësi 310,000 milje në orë.
Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë. Tornado të tilla diellore ndodhin për shkak të strukturave magnetike në formë spiraleje të vendosura në dy skajet e diellit dhe ngrihen lartë.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në të gjitha vitet e mia që kam vështruar diellin. Kjo është e mahnitshme”, tha Lasky.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...