Komandanti i KFOR-it takon shefin e Shtabit të ushtrisë serbe, diskutojnë për takimin e Ohrit

19:07 | 21 Mars 2023
E.H

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Në njoftimin e KFOR-it në Twitter thuhet se aty është diskutuar për disa çështje, përfshirë edhe zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe takimin e të dyja palëve në Ohër.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsilovic në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme