Nënkryetarja e komunës së Prishtinës Donjeta Sahatçiu përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nga sot ka filluar vendosja e pajisjeve për matjen e zhurmës në hapësirat e gastronomisë.
Sahatçiu tha se subjektet afariste kanë kohë të aplikojnë për çertifikatë vetëm edhe deri të premten në formë fizike në sportele ose të dielën përmes formës online në https://apliko.ndotja-akustike.com/.
“Sigurisht, në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3.000 – 5.000 euro. Le t’a rregullojmë bashkarisht zhurmën, me qejf e qetësi!”, ka shkruar Sahatçiu./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...