Trajneri më i vjetër në histori të “Premier League”, Roy Hodgson është rikthyer.
75 vjeçari u zyrtarizua në mëngjesin e së martës si trajneri i ri i Crystal Palace, pasi klubi shkarkoi Patrick Vieira, i cili në verën e vitit 2021 kishte zëvendësuar pikërisht Hodgson.
Ky i fundit pastaj kishte shkuar tek Watford në janar të 2022-tës, deri në qershor të atij viti.
Kjo është hera e dytë që anglezi do të udhëheqë Crystal Palace, klub të cilin ka arritur ta mbajë në “Premier League” në katër sezone sa ka qenë në krye të tij.
Gjatë kësaj periudhe, më saktësisht në shkurt të 2019 në ndeshjen kundër Leicester, Hodgson u bë trajneri më i vjetër anglez në histori të elitës së futbollit anglez, me 71 vjet e 198 ditë, duke kaluar legjenden Sir Bobby Robson.
Ky është misioni i 24 në karrierën e Hudgson si trajner,që ka filluar në vitin 1976, derisa më parë ka menaxhuar edhe Anglinë, Zvicrën, Liverpool, Inter etj./kk
Zarf i zi në shtëpi, çka po paralajmëron ‘Vëllai i Madh’?
Qytetarët e Kosovës mirëpresin fitoren e Donald Trump në SHB...
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...