Gëlltiti urën që vendosi stomatologu, mjekët në QKUK i largojnë pa kurrfarë problemi

11:53 | 21 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Një rast i veçantë ka ndodhur në Klinikën e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një person derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë stomatologu.

Përmes një njoftimi në facebook doktor Skender Telaku tha se ura është larguar nga personi pa kurrfarë problemi.

“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka njoftuar Telaku./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme