Google ADS

Kim Kardashian sjell në trend xhinset e rrudhosura

10:49 | 21 Mars 2023
A. B.

Ylli i klanit Kardashian/Jenner, Kim merr vëmendjen gjithmonë me paraqitjen e saj.

Kështu bëri edhe së fundi, ku u duk e veshur plot stil rrugëve të Londrës, shkruan arbresh.info

Kim u fotografua me xhinse të rrudhosura, pothuajse. Rrudhat në fakt janë të printuara për t’i dhënë materialit të xhinsit efektin me rrudha.

Kujtojmë se, Kim e ka prezantuar një linjë të re të rrobave të banjës nga marka e saj e modës, Skims, me një fushatë të çuditshme me ‘jashtëtokësorë’.

Kardashian modeloi disa kostume vet për fushatën e xhiruar nga regjisorja e “Spring Breakers”, Harmony Korine. Për këtë fushatë, Kim pozoi edhe me modele të veshura me maska aliene./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme