Eurodeputeti holandez e sheh “për keqardhje” mosnënshkrimin e marrëveshjes nga Vuçiqi

16:40 | 20 Mars 2023
Emir Abduramani

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, e ka cilësuar si “keqardhje” mosnënshkrimin e e marrëveshjes Kosovë – Serbi nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se kjo marrëveshje do të thotë “një rrugë përpara”, edhe pse nuk është aq thelbësore aq sa pritej.

”Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës 🇽🇰 dhe Republikës së Serbisë 🇷🇸 mund të përfaqësojë një rrugë përpara. Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese“, ka shkruar ai në Twitter.

Kurti dhe Vuçiq u pajtuan më 18 mars në Ohër për zbatimin e Aneksit të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë, kjo marrëveshje nuk u nënshkrua./arbresh.info

Të ngjashme