Kurti të enjten raporton në Kuvend për takimin e Ohrit

13:36 | 20 Mars 2023
Diellza Gashi

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të enjten kryeministri Albin Kurti do të flas në Kuvendin e Kosovës për takimin e të shtunës në Ohër.

Në një konferencë për media Kusari tha se në këtë javë do të mbahen dy seanca dhe do të trajtohet pikat e pa përfunduara të seancës të 19 marsit, shkruan arbresh.info.

“Kryesia është dakourduar që të kemi përsëri dy seanca këtë javë njëra e cila do të mbahet me 22 mars, ditë e mërkurë në ora 12, e cila në agjendë do të ketë pikat e pa përfunduar nga seancat plenare të mbajtura me 19 janar, pastaj me dy shkurt dhe me 13 shkurt 2023. Gjithashtu do të trajtohet pikat e pa përfunduar të seancës me 19 mars. Me këtë shpresojmë të përmbyllen pikat e pa përmbyllura nga seancat e mëparshme, gjithashtu kryesia u dakordua për një seancë të re e cila do të mbahet me 23 mars, ditën e enjte me fillim në ora 10”, tha ajo.

Tutje ajo tha se gjatë ditës së enjte do të hiqen dy rregullat e rendit të ditës, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë kryeministri të flas për takimin e Ohrit.

“U dakorduam që dy pikat e rregullta të rendit të ditës, ajo e deklarimit të jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ketë mundësi dhe kohë më shumë për diskutim nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit”, shtoi ajo.

“Për tu sjell marrëveshja në kuvend duhet të ketë marrëveshje të reja për tu nënshkruar, ne e dimë se në Ohër nga ajo që jemi njoftuar ka pasur dakordim, përderisa mbetet të shihet plani dhe procesi më tutje”, tha ajo.

Për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes nga presidenti Vuciq, ajo tha se është në dorën e BE-së dhe ShBA-së për ta bindur të nënshkruaj.

Sipas saj, nëse kjo marrëveshje nuk do të zbatohet do të ndal procesin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Do të varet shumë nga qasje e ndërmjetësuesit në këtë rast për arsye se garantuesi kryesor në mungesë të nënshkrimit nga ana e Serbisë mbetet Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe vet qëndrimi i Borrell-it në konferencë që tashmë këto pika do të jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit, gjë e  cila në rast se  nuk do të zbatohet do e ndalë komplet procesin e integrimit te Serbisë, kjo është garancia e vetme për Kosovën qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në raport me procesin e integrimit”, tha Kusari.

Ndërsa për takimin e Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se mos nënshkrimi nga ana e Serbisë tregon se ata nuk ndihen janë komod.

“Faktin që nuk e ka nënshkruar Serbia do të thotë se është diçka të cilat ata nuk janë komod, ose nuk duan ta vënë nënshkrimin”, përfundoi ajo.

Takimi i Ohrit vie pas takimit të 27 shkurtit në të cilin palët ishin dakorduar për planin e BE-së por nuk kishin nënshkruar ndonjë marrëveshje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme