Blinken mirëpret marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

07:26 | 20 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, përmes një postimi në Twitter e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Blinken./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme