Google ADS

Barcelona fiton në minutat shtesë ndaj Real Madridit

23:12 | 19 Mars 2023
K.B

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndeshja u përmbyll me fitoren e Barcës, fitore kjo që u vendos në minutat e fundit të ndeshjes.

Si fillim ishin “Mbretërit”, që kaluan në epërsi përmes një autogoli nga Araujos.

Goli barazimit erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë nga Sergio Roberto.

Në pjesën e dytë, Reali shënoi përsëri, por goli i Asensios doli të ishte pozitë jashtë loje.

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit Kessie dërgoi topin në rrjetë, dhe i dha Barcelonës fitore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme