Prej gati shtatë muajsh Qeveria e Shqipërisë ka nisur aksionin për goditjen e paligjshmërisë në ndërtime, çka ka sjellë edhe konfiskimin e një numri të madh ndërtesash, kryesisht në kryeqytete.
Për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur në konsultim publik një draftligj, i cili së shpejti do të kalojë për miratim në qeveri.
Sipas projekligjit, shteti mund t’i shesë ndërtimet e konfiskuara përmes një ankandi publik, ndërsa një pjesë tjetër mund t’i shfrytëzojë për nevoja të strehimit social apo për interes publik.
Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara që do përcaktojë edhe mënyrën e administrimit të tyre.
Në projektligj thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes, por mund të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje.
Vlerësimi i objekteve të konfiskuara do bëhet nga ekspertë në përputhje me vlerën reale të tregut
Fondi që do krijohet nga ndërtesat e konfiskuara në fund të vitit buxhetor do transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë.
Gjatë vitit 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit ka konfiskuar 22 ndërtime të kryera në shkelje të lejes./tvklan.al/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë