Google ADS

Arrihet marrëveshja me Serbinë, Molliqaj: Kurti e solli Asociacionin

00:15 | 19 Mars 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është arritur një marrëveshje me Serbinë, teksa ka akuzuar Vuçiqin se po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes bazë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj këtë marrëveshje e ka quajtur si “tradhti” ndaj Kosovës, teksa ka thënë se është e quditshme se si një parti që protestonte kundër Asociacionit e solli atë.

“Sot u tradhtua Kosova!

Një njeri i ngjitur n’pushtet nga rezistenca më e fuqishme e pas luftës n’vend, sot e dorëzoi Kosovën.

Një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë.

Një qeveri që mashtroi për 2 vite se nuk do të negociojë pa njohjen në qendër, sot e pranoi përjetësimin e mosnjohjes”, shkroi ai ndër të tjera.

Sipas Molliqajt me këtë marrëveshje Kurti po ia rrezikon të ardhmen Kosovës, e madje ai thotë se këtë po e bën që ta ruaj pushtetin.

Ai ndër të tjera paralajmëroi edhe protesta kundër Asociacionit.

Kuri në deklaratën e tij para mediave pas takimit tha se paraardhësit e tij e kanë nënshkruar Asociacionin dhe neni i 10 thotë se të gjitha duhet të zbatohen./arbresh.info/

lexo edhe:

Kurti: Kjo marrëveshje është njohje de facto

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme